Ky dokument është zhvilluar në konsultim me palët e interesit të AKK dhe ofron sqarime të Udhëzimit Administrativ të MASHT-it Nr. 31/2014 për Njohjen e Mësimit Paraprak. Ai duhet lexuar së bashku me Udhëzimin Administrativ të MASHT-it Nr. 29/2014 për Kriteret dhe Procedurat për Validimin dhe Aprovimin e Kualifikimeve Kombëtare dhe Akdreditimi i Institucioneve që Ofrojnë Kualifikime në Kosovë. Veç kësaj, ai merr parasysh zhvillimet ndërkombëtare për validimin e mësimit joformal dhe informal (VMJFIF) dhe është në përputhje me Udhërrëfyesin Evropian lëshuar nga Cedefop. Dokumenti përcakton përgjegjësitë e palëve relevante të interesit të përfshira në procesin e NjMP, duke përfshirë Autoritetin Kombëtar të Kualifikimeve, ofruesit (institucionet e akredituara për arsim dhe aftësim profesional, publike dhe private), profesionistët dhe kandidatët, si dhe akterët tjerë të përfshirë në proces, siç janë partnerët social dhe bizneset.
Lexo më shumë