Fitoni kualifikime duke siguruar dëshmi të njohurive dhe aftësive përkatëse që keni fituar gjatë punës së mëparshme
NjMP është proces i vlerësimit të njohurive të fituara përmes mësimit formal, joformal dhe informal, në punë apo përmes aktiviteteve tjera.
Pra kjo nënkupton që personat të cilët nuk janë në gjendje që përmes certifikatave apo dokumenteve tjera ta dëshmojnë njohurite e tyre.
Nëpërmjet NjMP mund te merret një kualifikim i plotë apo i pjesëshmëm që është pjese e Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve e cila është e referuar në Kornizën Europiane të Kualifikimeve.
Kjo do të thotë se certifikatat e arritura përmes NjMP njihen brenda dhe jasht Kosovës.
Të gjithë të interesuarit të cilët kanë përvojë në profesion të caktuar por nuk kanë shkollim formal dhe janë të interesuar të regjistrohen në NjMP i bëjmë thirrje që të regjistrohen duke klikuar butonin e mëposhtëm
RegjistrohuAUTORITETI KOMBËTAR I KUALIFIKIMEVE
Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve është një organ publik i pavarur, në pajtim me ligjin për Kualifikime Kombëtare në Kosovë. AKK është themeluar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), dhe to të veprojë në marrëveshje me Zyrën e Kryeministrit dhe ministritë tjera relevante.
AKK e bënë të mundur
Një element thelbësor i sistemit kombëtar të kualifikimeve në Kosovë, do të jetë Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve. Ky është një organ i themeluar si rezultat i miratimit të Ligjit për Kualifikime. Përgjegjësia e tij do të jetë mbikëqyrja e kualifikimeve kombëtare krahas me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Agjencinë Kosovare për Akreditim dhe organe tjera profesionale, të aprovuara për këtë qëllim me vendim qeveritar.
Misioni i AKK-së
Misioni i AKK-së është të mbikëqyrë dhe zhvillon Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve në kontekst të të mësuarit gjatë gjithë jetës në partneritet me nxënësin/kandidatin, punëdhënësin dhe ofruesit e Arsimit dhe Aftësimit në të gjitha nivelet dhe në përputhje me nevojat dhe kërkesat e shoqërisë dhe ekonomisë.
Vizioni i AKK-së është krijimi i një sistemi cilësor të besueshëm dhe transparent të kualifikimeve kombëtare me qëllim të rritjes së mundësive për mobilitet kombëtar dhe ndërkombëtar.
Individët që dëshirojnë të marrin kualifikim nëpërmjet Njohjës së Mësimit Paraprak ata duhet të drejtohen tek Institucionet e Akredituara nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK). Pra, institucionet që ofrojnë arsim dhe aftësim profesional duhet të akreditohen nga AKK që të zbatojnë NjMP-në në Kosovë. Pas aplikimit, kandidati për NjMP plotëson portfolion e tij për të dëshmuar njohuritë, shkathësitë dhe kompetencat e fituara gjatë jetes, e pastaj përmes procesit të vlerësimit praktik do të certifikohet për kualifikimin e synyar.
Per tu certifikuar ne NjMP nevojitet te keni njohuri apo pervoje pune ne profesionin perkates.
Me Certifikaten e fituar nga NjMP mund të jeni konkurent i barabartë në tregun e punës si dhe:
Kandidatët informohen lidhur me koston e mundshme nga institucionet që zbatojnë NjMP para se të filloj procesi i zbatimit të NjMP.
Për të marr më shumë informata për NjMP, we faqe e Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve: akkks.rks-gov.net.